TIRANË — Pas ditësh matjesh të kujdesshme të protestës qytetare, komuniteti shkencor ka dalë në përfundimin se, po, ju erdhi fundi.
Sipas studiuesve, kjo frazë është shndërruar tashmë në një forcë të matshme fizike, e cila po shkakton dekompozimin molekular të pushtetit.
Nga të dhënat e grumbulluara, ekipi arriti të formulojë Ekuacionin e Kolapsit Regjimor, të shprehur përmes variablave të mëposhtme:
$$ t_{f} = \frac{\sum_{i=1}^{n} (K_i \cdot O_i)}{I_q \cdot \Delta v^2} $$
Në përfundim të raportit prej 400 faqesh, komuniteti shuan çdo shpresë të Qeverisë për ta zgjidhur këtë problem përmes VKM-ve apo tenderëve emergjentë.
“Fenomeni ‘Fundi’ është si graviteti: nuk mund ta blesh, nuk mund ta korruptosh dhe mbi të gjitha, nuk mund t’ia japësh me koncesion një kompanie offshore,” përmbyllet raporti i ekspertëve. “Ndryshe nga buxheti i shtetit që mund të vidhet pafundësisht, koha juaj e skadencës është një resurs i shterueshëm.”
Rekomandimi i vetëm shkencor i komuniteti për klasën politike është të bëjnë gati valixhet dhe të dorëzojnë çelësat e zyrës para se thyesa matematike të barazohet me zero.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.